Më kënaqsi ju njoftojmë se albumi “Bonu MC” nga Ekrem Gj. dhe K.O. është publikuar sot në vebsajtin www.bonu-mc.com.
Sikurse t’gjitha projektet tona edhe ky album u prit me padurim nga adhurues dhe entuziast të hip-hop kulturës. Ka shum arsye që “Bonu MC” zgjon interesat e shumë dëgjuesve por po veçojmë faktin se është albumi i 1-rë i këtij lloji që lëshohet në hip-hopin Shqiptarë. Kjo hap rrugën edhe producentëve tjerë të çmuar Shqiptarë të publikojn instrumentale që do ta ndihmojn kulturën urbane (që përndryshe do të humbin në arkive).
Shfrytzojmë rastin t’i falenderojmë dëgjuesit e muzikës tonë që na dhan përkrahjen e duhur t’i realizojmë këto projekte që medoemos definojn standarde të larta në hip-hopin Shqiptarë.

