
Label motër e “Infinit Records” – Zvicër, Infusa kultivon hip-hop muzikë përgjithsisht në Amerikë.
Më tutje »
Projekti i Fundit: Pi Fillimit – Ekrem Gj.
Më kënaqsi ju njoftojmë se albumi “Bonu MC” nga Ekrem Gj. dhe K.O. është publikuar sot në vebsajtin www.bonu-mc.com. Sikurse t’gjitha projektet tona edhe ky album u prit me padurim nga adhurues dhe entuziast të hip-hop kulturës. Ka shum arsye që “Bonu MC” zgjon interesat e shumë dëgjuesve por po veçojmë faktin se është albumi [...]
Albumi i 1-rë instrumental n’hip-hopin Shqiptarë, “Bonu MC” është përmbledhje me 12 instrumentale (beats) nga 2 producentët tonë, Ekrem Gj. dhe K.O. Ky album ishte në produksion 2 muaj dhe u publikua më 28 dhjetor 2008 në internet.
Albumi instrumental nga Ekrem Gj. dhe K.O. – “Bonu MC” – është gati për publikim. Gjithsejt janë 12 instrumentalla + 1 kang. Pas këtij albumi pritet të dal video klipi i Ekrem Gj. si dhe albumi i shumëpritur “Shqip-Hop. Në ndërkohë, mund ta vizitoni vebsajtin e “Bonu MC” në adresën www.bonu-mc.com.
Sot publikohet vebsajti i ri i shtëpisë muzikore “Infusa Music”! Kjo ditë është e rëndësishme për label-in tonë sepse na afron me adhuruesit e muzikës dhe antarve tonë. Jemi munduar që të ofrojm sa më shumë informata rreth punës tonë por nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni. Kemi shumë lajme të reja [...]
Albumi i 4-të nga reperi Ekrem Gj., “Prishtina Thërret” prezenton 19 këngë dhe është një ndër albumet më të dëgjuar nga repertoari ynë. Ky u publikua më 16 nëntor 2008 në internet. Mysafir në album janë: Driton Ajeti, DAC, Mc Mix (TDS), Dr. Mic (TDS), edhe BadBuqe.
Përmbledhja e 1-rë e Ekrem Gj. është “Extape (Vol. 1)”, kompliacion me 10 këngë të publikuara më herët. E vetmja këngë e re është “Veq Un’ e Di”. Albumi u publikua me 18 shkurt 2006. Mysafir në album janë: Da Ghost, Albaniacs, Frizzle, Prince Double H, dhe Mangupat n’Kub.
Albumi i 2-të nga Ekrem Gj. është “The Lost Product”, album ky që sjellë 10 këngë të reja dhe të ndryshme nga ato më parë. Publikimi është bërë nga ZICO Company në Tetor 2005. Mysafiri i vetëm në album është Frizzle.
Ky album konsiderohet si punimi më kreativ dhe komercial që Ekremi ndërmorri në karierën e tij. Albumi përmbanë 13 këngë dhe u publikua në internet më 6 shkurt 2006. Mysafir në album janë: Driton Ajeti, Da Ghost, BzB, dhe Vjosa.