Misioni Ynë
Infusa Music pretendon të stimuloj hip-hopin Shqiptarë duke promovuar talentë të ri që ndjekin me pasion hip-hop kulturën.
Infusa Music është shtëpi muzikore e formuar në Dhjetor të vitit 2005. Qëllimi ynë fillimisht ishte për të menaxhuar dhe zhvilluar antarët e “Infinit Records” që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë. Me kohë, filluam të zgjërojmë listën e antarve duke shtuar kështu repera dhe producentë të ri. Sot menaxhojmë 5 antarë, të cilët janë unik në nën-zhanrin e tyre.
Deri tani, projektet tona ishin të përqendruara rreth reperit Ekrem Gj. por kemi projekte që planifikojmë t’i publikojmë në 2009, të cilat do të inkuadrojnë edhe antarët tjerë. Një prej projekteve famëmadh është albumi “Shqip-Hop” nga Infusa Music, si dhe projekte tjera që kan synim promovimin e hip-hopit Shqiptarë.
Organizimet
Në vitin 2007, Infusa Music, në bashkpunim me Radio Melosi, organizoi promovimin e albumeve “Shqip-Hop” dhe “Rilindja” nga antarët e Infusa Music dhe Da Ghost, respektivisht. Promovimi ishte i suksesshëm dhe kemi plane për të organizuar promovime të ngjajshme në të ardhmën e afërt.
Prezenca në Internet
Me realizimin e vebsajtit tonë, prezenca jonë në internet është ngritur dukshëm. Të gjitha lajmet rreth materialit të ri nga antarët tonë do tëpublikohen në këtë faqe. Për t’u abonuar në e-mail listën tonë, ju lutemi mbusheni formularin e mëposhtëm.

