Përmbledhja e 1-rë e Ekrem Gj. është “Extape (Vol. 1)”, kompliacion me 10 këngë të publikuara nga fillimi i karierës. E vetmja këngë e re në këtë album është “Veq Un’ e Di”. Albumi u publikua me 18 shkurt 2006.
Mysafir në album janë: Da Ghost, Albaniacs, Frizzle, Prince Double H, dhe Mangupat n’Kub.
Inqizimet janë bërë kryesisht në studion tonë në Nju Jork me përjashtim të këngve “Mos Qo Kry” dhe “Ku t’Shkojmë”. Muzika është punuar nga Ekrem Gj., Da Ghost, K-Master, Frizzle, Prince Double H, dhe Mangupat n’Kub. Ballina është dizajnuar nga Ekrem Gj.
Për më shum informata, vizitoni faqën e albumit ku mund t’i dëgjoni këngët e poashtu t’i shkarkoni ato.

