Ky album konsiderohet si punimi më kreativ dhe komercial që Ekremi ndërmorri në karierën e tij. Albumi përmbanë 13 këngë dhe u publikua në internet më 6 shkurt 2006.
Mysafir në album janë: Driton Ajeti, Da Ghost, BzB, dhe Vjosa.
Inqizime janë bërë në studion e 1-rë të “Infinit Records” në Zvicër, përderisa për miksim dhe masterizim janë kujdesur K-Master dhe Christian Argeti. Producent ekzekutiv është K-Master. Muzika është punuar nga K-Master dhe Ekrem Gj., ndërsa ballina është dizajnuar nga vet Ekrem Gj.
Për më shum informata, vizitoni faqën e albumit ku mund t’i dëgjoni këngët e poashtu t’i shkarkoni ato.

